Hëna “bombardohet” nga kometat - Gazeta Express
string(28) "hena-bombardohet-nga-kometat"

Mistere

Gazeta Express

29/11/2021 23:51

Hëna “bombardohet” nga kometat

Mistere

Gazeta Express

29/11/2021 23:51

E bombarduar nga mijëra kometa e meteorë, pamje spektakolare të Hënës që nuk i keni parë kurrë

Me syrin e lirë shohim një Hënë të ‘butë’. Por në fakt ajo nuk është ashtu. Në miliona vite ajo është bombarduar nga mijëra kometa e meteorër duke mbrojtur ‘nënën’ e saj Tokë. Fotot e reja mahnitëse ofrojnë pamjet më të qarta të sipërfaqes së thyer të hënës, duke zbuluar çdo pjesë në detaje të pabesueshme.

Lexo Edhe:

Fotografitë e zgjeruara tregojnë çdo mal, krater dhe shpellë në peizazhin hënor – duke e bërë hënën më të aksesueshme për syrin e njeriut se kurrë më parë.

Ato janë marrë nga fotografi Andrew McCarthy, i njohur më mirë për ndjekësit e tij në Instagram si @cosmic_background, i cili krijoi me kujdes efektin unik duke përdorur 200,000 imazhe të veçanta.

Ai përdori të dhënat e lartësisë të siguruara nga NASA dhe softueri 3D për të treguar ndryshimet midis relievit hënor dhe malësive hënore.