Në video shihej të konsumonte kokainë, dalin analizat për Lefter Allën - Gazeta Express
string(69) "ne-video-shihej-te-konsumonte-kokaine-dalin-analizat-per-lefter-allen"

Në video shihej të konsumonte kokainë, dalin analizat për Lefter Allën

Gazeta Express

25/02/2020 12:37

Kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla nuk ka konsumuar kokainë. Ky është rezultati i analizave të Lefter Allës, i cili u akuza nëpërmjet një videoje se konsumonte lëndë narkotike (kokainë). Burime për Dosja.al pranë laboratorit të Policisë Shkencore bëjnë me dije se  analiza për praninë e drogës në urinën dhe gjakun e Lefter Allës rezultoi negative.  Avokati i tij Petrit Ismaili pritet t’i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve.

Pak javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një video, ku sipas tij kryebashkiaku i  Bulqizës,  Lefter Alla shfaqej duke konsumuar ‘kokainë. Pas publikimit të pamjeve, erdhi një reagim i menjëhershëm nga Alla, i cili e cilësoi videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi. Ai deklaroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon. Ndërkohë PD kërkoi largimin e tij. Për këtë çështje nisi hetimet edhe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.  Në SPAK, Alla deklaroi se nuk e kujtonte dot se ku ka qenë në periudhën në të cilën është regjistruar videoja, dhe se kur ka qenë në atë lokal.

Lexo Edhe: