Helmohen nxënësit në shkollën e Golemit, përfundojnë në spitalin e Kavajës - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/11/2019 12:54

Helmohen nxënësit në shkollën e Golemit, përfundojnë në spitalin e Kavajës

Ballina

Gazeta Express

22/11/2019 12:54

Paraditen e sotme disa nxënës të shkollës së Golemit janë shtruar në urgjencën në spitalin e Kavajës me shenja helmimi.

Dyshohet se 5 fëmijët kanë qenë duke luajtur me një spraj djegës me njëri-tjetrin, gjë që u ka sjellë dhe probleme shëndetësore.

Raportohet se gjendja e katër 14-vjeçarëve nga Golemi, dy vajza dhe dy djem, është nën kontroll.

Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendsh.