Helmohen 6 nxënës, prindërit fajësojnë bufenë e shkollës


Gazeta Express
9 Shtator 2019 21:58

Do të duhej të ishte në shkollë, por ka 5 ditë që është duke u mjekuar në Kliniken Infektive.

Kjo nxënëse por edhe të tjerë të shkollës “Elena Gjika” që hëngrën ushqim në bufenë e shkollës dyshohet se u helmuan.

Simptomat u vërejtën nga nëna e saj më të arritur në shtëpi.
“Vajza në mëngjes te ejten ka shu ne shkolle si cdo here, ka  honger nje tost aty , ka ardhe ne shpi me te e moliur , me te vjellura temeprature, barkqitje ditene pare kam mëndu qe ështe nje virus, t Ejten ka qene shume keq tPremten e kemi shtri ne Qendren Infektive i kan bo analizat ka dale qe helmim”, ka thënë Diellza Shaqiri, Prind
E mjekimin e njëjte në këtë Qendër po e merr edhe një nxënës tjetër qe vijon mësimin në të njëjtën shkollë.

E arsyeja duket të jetë e njejtë.

 “Anuari prej tPremtes eshte ne gjendje shume tekeqe, eshte helmmu masi qe ka ardhe prej shollës, eshte ushqy ne bifene e shkollës me tost, edhe kur ka ardhe vec ka fillu me simptoma. Tpremten e kemi qu n shtëpi tshendetit, edhe te Shtunen na kane dhanë udhëzimin me shtri ne Infektiv. Sipas te gjitha analizave eshte vërtetu qe eshte helmim”, thotë Albulena Qeriqi, Prind.


Pos tyre edhe 5 fëmijë të tjerë nga po e njejë shkollë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën infektive.

 Drejtoresha e kësaj Klinike tregoi  se deri  më tani kanë pranuar 6 raste.

Femijët kanë treguar se cka u është servuar në bufenë e shkollës e që mund të ketë ccuar deri tek helmimi i tyre.


“ Deri më tani janë 6 raste, një ka ardhe sot në mëngjes. Fëmijët treguan se  kanë ngrënë tost apo  ushqim me mish pule dhe pershute dhe sos ne shkollën Elena Gjika ne një bife brenda shkollës” Për momentin gjendja e tyre është stabile, nje fëmi eshte pak me keq”

E në lidhje me këtë foli edhe drejtori i shkollës Betim Sylejmani.

Ai tha se po presin analizat nga Instituti që të merren vesh shkaktarët e këtij helmimi.

“Nuk mund ta japim një përgjigje përfundimtare deri sa vijnë analizat nga Instituti, sepse i kemi dy lloje të ushqimit nga jashtë edhe nga brenda”

Bufeja në këtë shkollë është hapur që nga Shtatori.

Sipas Sylejmanit, arsyeja pse është marrë një vendim i tillë  ishte për shkaqe të sigurisë.

 “ Në fillim të shtatoir ka marr vendim, për shkaqe të sigurisë mos me dale cikli i larte ne rruge, nga biznesit jashtë dhe shume telashe tjera. Kshtu kemi hapur nje bife, me pase mundësi mu ushqy  brenda”

T7 ka provuar të flasë edhe me përgjegjës të kompanisë që furnizojnë bufenë me ushqim mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërkohë Drejtoria e Arsimit nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë rast.

Te fundit


Kthehu lart