Helmim apo virus- ja si ta dalloni


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 15:06

Virozat janë një problem shëndetësor, që në mjekësi njihen si “gripi i stomakut” dhe shfaqen gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi. Por a futen ato në të njëjtën kategori?

Ngjashmëria në simptoma kërkon, që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.

Simptomat e helmimit nga ushqimi janë: të përziera, të vjella, diarre, dhimbje dhe shtrëngime në bark dhe temperaturë.

Ndërsa, simptomat e virozave janë: temperaturë, dhimbje muskulore, plogështi dhe probleme me frymëmarrje. Këto viroza shfaqen zakonisht kur një virus shkakton një infeksion në stomak.

Është e rëndësishme, qe në të dyja rastet njerëzit të konsultohen me ndonjë profesionist, për të marrë diagnozën e duhur. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart