Helikopterët Cougar jashtë funksionit, "Mbrojtja" kërkon mekanikë: Kriteret - Gazeta Express
string(71) "helikopteret-cougar-jashte-funksionit-mbrojtja-kerkon-mekanike-kriteret"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:52

Helikopterët Cougar jashtë funksionit, “Mbrojtja” kërkon mekanikë: Kriteret

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:52

Prishja e helikopterëve Cougar, të cilët përdoren në raste emergjente, siç janë situatat e zjarreve ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të hapë vende të lira pune për mekanike, të cilët mund të bëjnë rregullimin e tyre.

Njoftimi për vende të lira pune si mekanikë, e ka bërë vetë ministri  i Mbrojtjes, i cili thotë se aplikimet kanë nisur që prej datës 28 qershor dhe përfundojnë në 12 korrik.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit të vetë minsitrit, mekaniket duhet të jenë me shkollë të mesme profesionale, të kenë eksperiencë, por edhe trajnime.

“Mirëmbajtja e helikopterëve, Ministria e Mbrojtjes hap vende të lira për mekanikë.

Ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e vende të lira të punës për mekanik/teknik helikopteri si dhe mirëmbajtës të pajisjeve testuese/kontrolluese dhe avionik, pranë Forcës Ajrore. Aplikimet kanë nisur prej datës 28 qershor dhe përfundojnë më 12 korrik.

Kandidatët do të konkurrojnë me dosje dhe duhet të kenë arsim të mesëm profesional mekanik apo elektrik. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune, por duhet që të kenë edhe trajnime të ndryshme me specialitetin e kërkuar. Detyrë kryesore është kryerja në kohë dhe me cilësi e punimeve në teknikën fluturuese, apo riparimi i defekteve në helikopterë”