HBO anulon pararendësin e “Game Of Thrones”


load
Gazeta Express
31 Tetor 2019 23:31

Një pararendës i “Game of Thrones”, në të cilin do të luante Naomi Watts, është anuluar nga HBO, sipas raportimeve.

Showrunnerja Jane Goldman i ka dërguar email kastit dhe ekipit të projektit për t’i njoftuar se pilot-seriali është anuluar, zbulojnë burimet me Deadline, por drejtuesit e rrjetit ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Pararendësi, i krijuar nga Goldman dhe autori i “Game of Thrones”, George R. R. Martin, zhvillohet mijëra vjet para serialit televiziv “Game of Thrones”, i cili përfundoi në maj, një muaj para se pararendësi ta merrte dritën e gjelbër, shkruan Koha.

Muajin e kaluar (shtator ‘19), drejtuesit e HBO jozyrtarisht ia dhanë dritën e gjelbër pilot- episodit për një projekt tjetër pararendës nga Martin dhe Ryan Condal, të vendosur 300 vjet para “Game of Thrones”.

Te fundit


Kthehu lart