Haziri: Vdekja e Agon Musliut është njolla më e madhe mbi Kosovën në këtë pandemi - Gazeta Express
string(80) "haziri-vdekja-e-agon-musliut-eshte-njolla-me-e-madhe-mbi-kosoven-ne-kete-pandemi"

Haziri: Vdekja e Agon Musliut është njolla më e madhe mbi Kosovën në këtë pandemi

Gazeta Express

04/08/2020 22:21

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vdekja e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është njolla më e madhe mbi Kosovën në luftimin ndaj pandemisë.

“Vdekja e Agon Musliut është njolla më e madhe mbi Kosovën në këtë pandemi”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Hetimet kanë filluar prej ditës së parë. Jam marrë edhe unë në pyetje normalisht. Por nuk dua të ngre gishtin nga askush. Por hetimet duhet të bëhen në mënyrë të pavarur. Mua më ka kontaktuar direkt babai i Agonit. Normalisht një i ri më mirë duhet të kishte kaluar pandeminë në Gjermani se sa në Kosovë. Por ai kishte kërkuar që të kishte djalin afër për shkak të situatës në të cilën po kalonte ai”, shtoi ai.

Ai tregoi edhe dallimet mes Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti.

“Unë kam qenë kumbar i koalicionit. Kam kritika edhe ndaj qeverisë Hoti por edhe ndaj asaj të vjetrës. Qeveria e kaluar deshi që të centralizojë luftën ndaj pandemisë duke mos lënë kompetenca të zgjeruara ndaj komunave. Ka dallime. Qeveria Hoti po bën qeverisje të butë, ndaj asaj të kaluarës. Kjo është kulturë e LDK’së. Hoti la zyrën për të dalë në terren. Andaj e mori kontaktin me virusin”, shtoi ai. /Express/