Haziri: Të mos pengohen kryetarët e komunave veriore nga “liberatorët-ministra” - Gazeta Express
string(76) "haziri-te-mos-pengohen-kryetaret-e-komunave-veriore-nga-liberatoret-ministra"

Haziri: Të mos pengohen kryetarët e komunave veriore nga “liberatorët-ministra”

Lajme

Gazeta Express

28/05/2023 23:06

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore t’i kryejnë punët e tyre ditore pa policë e pa “liberatorë-ministra”, deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket ultimatumit të Listës Serbe, më 1 qershor kryetarët vazhdojnë punët ditore. Deri në një marrveshje, ata do të mbulojnë vakumin institucional pa legjitimitet por legal. Lind dielli prapë, punën e vazhdojnë në kafene.

Lexo Edhe:

Ndërsa për disa ministra vizitorë, mos u sillni si liberatorë të serbëve të Kosovës në veri se jeni duke e dëmtuar shtetin, progresin e këtij vendi dhe partneritetin. Lejoni ata kryetarë legalë e pa legjimitet që të shkojnë në punë ditore pa policë e liberatorë-ministra, se jeni duke i dëmtuar në ditët e para të punës.

Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?! Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu te urdhërdhënësi. Zonja e vjetër, nëse s’e di, ai quhet Albin Kurti!”, shkruan Haziri