Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka ndarë detaje për takimin që zhvilloi sot me emisarin e BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ku të pranishëm ishin edhe Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi. Në këtë takim Haziri tha se u njoftuan në detaje lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, aty Haziri tha se ka paraqitur qëndrimin e LDK-së se “dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë”.
Haziri beson që në takimin e ardhëshëm Bislimi-Petkoviq “palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq”.
Postimi i tij i plotë: