Haziri, e mbështet Kurtin për heqjen e tarifës me kushte - Gazeta Express
string(55) "haziri-e-mbeshtet-kurtin-per-heqjen-e-tarifes-me-kushte"

Haziri, e mbështet Kurtin për heqjen e tarifës me kushte

Gazeta Express

27/02/2020 22:06

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kurti ka bërë veprime të pritura politike duke mos u ngutur e as vonuar. Ai tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë pasur të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100% ndaj mallrave serbe që prej fushatës zgjedhore.

Avdullah Hoti deklaroi në emisionin Pressing në T7 se LDK nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen me kushte të taksës.

Lexo Edhe:

Por, Haziri ka theksuar se përkrahë idenë e heqjes së taksës nga 15 marsi sikur që njoftoi sot Kryeministri Albin Kurti.

“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”.

Haziri ka thënë se mbështetë frymën e Kurtit që të veprohet gradualisht me çështjen e reciprocitetit.

“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”, është shprehur Haziri në Klan Kosova

Haziri ka theksuar se procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.