Haziri për proceset gjyqësore në Speciale: Duhet të pastrohet lufta 18 mujore, kanë ndodhur gabime - Gazeta Express

Haziri për proceset gjyqësore në Speciale: Duhet të pastrohet lufta 18 mujore, kanë ndodhur gabime

Lajme

Gazeta Express

29/09/2020 21:03

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se duhet pastruar periudha 18 mujore e luftës në Kosovë. Ai thotë se në këtë periudhë edhe ka mund të ketë gabime.

Thotë se kaptina e luftës duhet mbyllur.

“Bamja publike natyrisht se ka qenë një dush i ftohtë, një shok politik për Kosovës sepse janë prek institucionet e vendit. Kryengritja është e pastërt, parimi I vetëmbrojtjes së shtëpisë dhe kryengrotja që është shkaktu me aktin e familjes Jashari…një familje e tanë është sakrifiku që është rast I rrallë…|, tha Haziri.

“Duhet me u mbyll. Nuk mundet Kosova me vazhdu me qenë peng i individëve ose peng i të kaluarës së saj, duhet me u mbyll, duhet me u pastru gjithcka që ka të bëjë me atë periudhë 18 mujore. Në Kosovë është konstatu se që lufta ka zgjat 18 muaj”, theksoi ai.

“Në luftë ndodhin gabime. Vetëm ne jemi mundu me thënë se vetëm ne… individë të caktuar kanë thënë se s’ka ndodhur asnjë gabim. Gabime ndodhin. Në luftëra ndodhin gabime. Edhe në rastin tonë nuk kemi mujt me qenë imun ndaj gabimeve që kanë ndodhur edhe në luftë edhe pas luftës, sidomos edhe pas luftës”, tha Haziri në RTK.

“Kjo Gjykatë thuhet se nuk e ka subjekt rastet që janë trajtu në Tribunalin e ish-Jugosllavisë përvec nëse ka dëshmitarë”, tha ai.

“Kosova ka hy dhe ka dalë prej luftës me një uniformë, me një emblemë dhe me një strukturë ushtarake edhe mundemi me thanë edhe me një komandë ushtarake dhe si I tillë ne mund t’i referohemi kësaj pune me pjekuri edhe në rrethana shumë të rënda”, thotë Haziri.

“Në ditët e pasluftës Kosova ka qenë në anarki të plotë, nuk ka qenë ë udhëhequr e as e administrume as nen kujdesin e askujt. Është dashtë kohë me vendos mekanizma institucional”, shtoi ai.