Hazardi rikthehet në stërvitje, por mungojnë Marcelo dhe Vinicius - Gazeta Express
string(64) "hazardi-rikthehet-ne-stervitje-por-mungojne-marcelo-dhe-vinicius"

Gazeta Express

09/07/2020 13:51

Hazardi rikthehet në stërvitje, por mungojnë Marcelo dhe Vinicius

Gazeta Express

09/07/2020 13:51

Eden Hazard u rikthye në ushtrime me grupin në seancën stërvitore të Real Madridit të enjten në mëngjes, e cila ishte e fundit para përballjes me Alavesin të premten, por aty munguan dyshja braziliane Marcelo dhe Vinicius.

Sulmuesi belg nuk kishte stërvitur në dy ditët paraprake, të martën dhe të mërkurën, por tani mund të jetë pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen e së premtes, të cilën Real Madridi synon ta fitojë dhe ta rikthejë epërsinë prej katër pikëve ndaj Barcelonës në krye të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hazard kishte disa shqetësime me nyjën e këmbës pas ndeshjes kundër Espanyolit dhe, si pasojë, ai mungoi në dy takimet e radhës kundër Getafes dhe Athletic Club.

Nuk është ende zyrtare nëse Hazard do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes.

Marcelo dhe Vinicius, ndërkohë, ishin mungesë befasuese në stërvitjen e sotme dhe mund të mungojnë kundër Alavesit./Gazeta Express/