Hazard, i preferuari i tifozëve të Realit – s’e duan Neymarin e as Pogban


Gazeta Express
16 Maj 2019 17:49

Real Madridi ka bërë një listë të gjatë për të transferuar lojtarë gjatë verës dhe për ta forcuar ekipin, por natyrisht, s’mund t’i marrë të gjithë. Në listë janë: Hazard, Neymar, Pogba, Jovic, Ndombele, Eriksen e shumë të tjerë.

Pas një sezoni të komplikuar, Zinedine Zidane u rikthyer për ta përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë dhe për të përgatitur skuadrën për sezonin 2019/20 dhe për t’i rikthyer të trofetë.

As kthimi i Zidane nuk e ndihmoi këtë Madrid të humbur, që vazhdon të mposhtet xhiro pas xhiro. Por, Zizu tashmë ka një plan, të transferojë sa më shumë futbollistë gjatë verës.

Të shumtë janë emra që lidhen me Madridin, veçuar Hazardin, Pogban, Neymarin etj, por cili do të ishte i duhuri për Real Madridin? Kjo është pyetja që ka bërë AS dhe deri më tani kanë votuar mijëra tifozë.

Ata kanë zgjedhur Eden Hazardin si të duhurin për skuadrën e Zidane, me më shumë se 36 mijë vota.

I dyti që tifozët e duan në Bernabeu është Jovic me më shumë se 23 mijë vota.

Kurse top 3 plotësohet nga Eriksen me më shumë se 16 mijë vota.

Tifozët e Realit kanë befasuar sepse nuk i preferojnë shumë Neymarin dhe Pogban.

braziliani është votuar si i katërti, kurse Pogba i gjashtin. Ndombelé i Lyon ka marrë më shumë vota se mesfushori i Manchester United. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart