“Hazard dhe Willian vuanin me Sarrin” - Gazeta Express
string(35) "hazard-dhe-willian-vuanin-me-sarrin"

“Hazard dhe Willian vuanin me Sarrin”

Gazeta Express

30/05/2020 9:53

Eden Hazard dhe Willian “kanë vuajtur” nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit te Chelsea, sipas Gianfranco Zolas, i cili tha se taktikat e trajnerit i kushtuan që të dyve sezonin e kaluar.

Zola ishte ndihmës i Sarrit sezonin e kaluar, i cili qëndroi në Londër vetëm një sezon.

Lexo Edhe:

 “Ata ishin lojtarë të talentuar, si Hazard dhe Willian. Janë lojtarë që dinë t’i fitojnë ndeshjet edhe vetëm, por vuanin nga lloji i ushtrimeve dhe i stërvitjes që ne bënim. Kjo nuk ishte problem për të tjerët. Dua të jem i sinqertë, ata u sollën shkëlqyeshëm, edhe pse mërziteshin”, u shpreh Zola.

“Në fillim, lojtarët ishin shumë larg gjithçkaje që ne po kërkonim. Pastaj, grupi ia mori dorën stërvitjes. Ndërsa javët kaluan, për shkak të dendësisë së ndeshjeve që po luanin, lojtarët u lodhën dhe, gjithashtu, u mërzitën në një farë mënyre”.

“Por, mërzitja është pjesë e punës sonë. Ndonjëherë mërziteni, por duhet të vazhdoni atë që po bëni, nëse doni më të mirën. Mbaj mend që, kur mësoja të luaja futboll, duke goditur një top, për shembull, e kam bërë këtë 300-400 herë në ditë, të paktën. Kishte momente kur lodhesha, por më duhej ta bëja vazhdimisht. Nëse do të doja që ai të bëhej pjesë e imja, ky ishte procesi që duhej të kaloja”.

Willian sot vazhdon të jetë në Londër, kurse Hazard tani është pjesë e Real Madridit ku ende nuk e ka treguar veten, për shkak të lëndimeve të shpeshta. /Gazeta Express/