Haxhiu tregon pse Kurti nuk e konsideron dialogun sikur prioritet - Gazeta Express
string(65) "haxhiu-tregon-pse-kurti-nuk-e-konsideron-dialogun-sikur-prioritet"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 0:00

Haxhiu tregon pse Kurti nuk e konsideron dialogun sikur prioritet

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 0:00

Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV nuk e konsideron dialogun si prioritet për shkak të qytetarëve.

“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19”, kishte thënë lideri i VV’së, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Këtë qëndrim ai nuk e ndërroi përkundër takimit me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Haxhiu shpjegon pse VV nuk e ka prioritet dialogun.

“Dialogu nuk është arsye pse Kosova është e izoluar. Ka mbetur e izoluar për shkak të varfërisë së madhe dhe mungesës së luftës ndaj krimit e korrupsionit. Kurti nuk ka thënë ashtu pse iu ka tek, por kur janë pyetur qytetarët se cilat i konsiderojnë probleme për qytetarët e Kosovës, ata kanë thënë se iu duhet punësim dhe drejtësi. Ndërsa pjesa e dialogut është parë sikur e pesta apo e gjashta. Prandaj edhe në fushatë zgjedhore nuk i kemi jap shumë hapësirë. Jemi pyetur nga mediet shumë por jo nga ne”, ka thënë ajo.

Albulena Haxhiu, ka thënë po ashtu se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE’në, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëson e ka përshëndetur njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.

“Duke e njohur linjën e z. Kurti, i cili në vazhdimësi është pyetur për njohjen e Izraelit, edhe në kohën kur është nënshkruar ky dokument nga Avdullah Hoti, ne kemi thënë se është e vetmja pikë është pika e fundit, që ka qenë njohja nga Izraeli. Për ne është shumë e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin”, deklaroi Haxhiu në ‘dPt te Fidani’ në T7, shkruan Gazeta Express.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë padyshim që të prishemi me Turqinë e BE’në, por kjo do të thotë që duhet bashkërisht edhe me Administratën e re të SHBA’së, që të shohim në raport me këtë çështje, në mënyrë që të përmbyllet në favor të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo./Express/