Haxhiu tregon nëse PDK mund t’i bashkohet qeverisë Hoti - Gazeta Express
string(58) "haxhiu-tregon-nese-pdk-mund-do-ti-bashkohet-qeverise-hoti1"

Haxhiu tregon nëse PDK mund t’i bashkohet qeverisë Hoti

Gazeta Express

28/09/2020 21:53

Gazetari Baton Haxhiu nuk beson se koalicioni aktual qeverisës do të zgjerohet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Thotë se partia e Kadri Veselit nuk do t’i bashkohej qeverisë së Avdullah Hotit pa ditur përfundimin e negociatave.

Lexo Edhe:

“Nuk besoj. T’i bashkohet këtij koalicioni pa e ditur fundin e marrëveshjes ose pa e ditur fundin e negociatave”, tha Haxhiu duke folur në emisionin “Pressing” në T7.

“Për ata që nuk e dijnë fundi i dhjetorit, dmth data 22 dhjetor, para Kërshëndellave, parashihet që këto dy të fundit, duke përfshirë edhe Asociacionin të jetë tema që duhet të përfundojë në Bruksel. Kush guxon me hapë Asociacionin tash, hajt kush?”, shpjegoi Haxhiu.

Sipas tij, partitë politike nuk duan zgjedhje pasi nuk janë të sigurta në fitoren e tyre.

“Po të mos ishte frika e të gjitha partive politike që në këtë moment VV del e para atëherë ne do të shkonim në zgjedhje edhe tash”, theksoi ai.