Haxhiu reagon për arrestimin e aktivistit të VV’së, e quan “kidnapim” - Gazeta Express
string(65) "haxhiu-reagon-per-arrestimin-e-aktivistit-te-vvse-e-quan-kidnapim"

Haxhiu reagon për arrestimin e aktivistit të VV’së, e quan “kidnapim”

Gazeta Express

03/06/2020 19:45

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV’së. I njëjti u arrestua sepse kishte thirrur “hajn” në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhiu e ka quajtur arrestimin “kidnapim”.

‘’Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin.’’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo Edhe:

‘’Kur sot tentojnë ta ndalin lirinë e shprehjes, nesër kush e di se çfarë bëjnë!’’

‘’Regjimi i riinstaluar i udhëhequr nga Thaçi, përmes dhunës ndaj qytetarëve po shpërfaq frikën e tij. Por s’ka asnjë dyshim sepse ky regjim nuk do pranohet nga qytetarët!’’, shtoi ajo. /Express/