Haxhiu reagon pas arrestimit të disa personave zyrtarë - Gazeta Express
string(54) "haxhiu-reagon-pas-arrestimit-te-disa-personave-zyrtare"

Haxhiu reagon pas arrestimit të disa personave zyrtarë

Gazeta Express

14/02/2020 17:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të disa personave zyrtarë, raporton Gazeta Express.

Haxhiu ka shkruar se lajmet e këtyre ditëve lidhur me arrestimet e personave zyrtarë që dyshohen për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti, e ushtrim ndikimi, janë shumë optimiste për vendosjen e themeleve të shtetit të së drejtës.

Lexo Edhe:

“Kosova duhet të jetë vendi ku sundon ligji. Institucionet e drejtësisë do t’i kenë të gjitha kapacitetet për t’i hetuar abuzimet e ndëshkuar abuzuesit”, ka thënë Haxhiu./GazetaExpress/