Haxhiu: Qeveritarët që ikën u bënë milionerë në pandemi - Gazeta Express
string(54) "haxhiu-qeveritaret-qe-iken-u-bene-milionere-ne-pandemi"

Haxhiu: Qeveritarët që ikën u bënë milionerë në pandemi

Gazeta Express

04/06/2020 11:48

Bekim Haxhiu, nga Partia Demokratike, ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për pandeminë, sepse tha se në Qeverinë Kurti ka pasur vjedhje gjatë pandemisë. Ai ka kritikuar se janë bërë manipulime edhe me shifra.

“Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompani e afërt me VV-në kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata”, tha Haxhiu.

Lexo Edhe:

Haxhiu kritikoi Qeverinë Kurti që lejoi ndërhyrjen e sistemit serb në shëndetësi.

“Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, tha ai.