Haxhiu: Prokuroria në kohën e UNMIK’ut ka bashkëpunuar me serbët, kjo gjykatë është biznes - Gazeta Express
string(87) "haxhiu-prokuroria-ne-kohen-e-unmikut-ka-bashkepunuar-me-serbet-kjo-gjykate-eshte-biznes"

Haxhiu: Prokuroria në kohën e UNMIK’ut ka bashkëpunuar me serbët, kjo gjykatë është biznes

Gazeta Express

28/09/2020 21:18

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se edhe prokuroria e UNMIK’ut ka punuar së bashku me serbët për të ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve.

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit ku ka dalë në pah një bashkëpunim i Gjykatës Speciale me sistemin e drejtësisë në Serbi.

Lexo Edhe:

“Prokuroria në kohën e UNMIKut pa bashkëpunuar me serbë”, ka thënë ai.

“Në kohën e Gjingjiqit, Karla Del Ponte i ka marrë të gjitha informacionet e nevojshme me të cilat punohet shumë edhe sot. Dështimi i UNMIK’ut është arsyeja që sot kemi Gjykatën Speciale. Autoriteti i saj është dëmtuar shumë me zhvillimet e fundit me bashkëpunimet me Serbinë. Unë besoj, nuk dua ta them, por besoj që kjo Gjykatë është biznes-case. Vendi është ekzotik. Atmosfera si një familje dhe ndërtimi i akuzave për njerëz me profil të lartë. Janë një prej, po themi kështu, finesave që përtej të qenit prokuror dhe gjyqtar, është karriera dhe biznesi pra pagat e larta. Janë harxhuar pesë vjet pa e ngritur asnjë aktakuzë. Nuk besoj që problem vetëm 5 vjecar. Por 20 vjecar. Besoj që do të vazhdojë edhe pesë vjet. Dhe ne do të jemi brenda këtij cirkuzi të drejtësisë”, shtoi ai. /Express/