Haxhiu: Nuk kemi pranuar propozimin e LDK’së, është tallje me Kuvendin - Gazeta Express
string(67) "haxhiu-nuk-kemi-pranuar-propozimin-e-ldkse-eshte-tallje-me-kuvendin"

Haxhiu: Nuk kemi pranuar propozimin e LDK’së, është tallje me Kuvendin

Gazeta Express

28/01/2020 20:50

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka folur menjëherë për medie pas takimit mes LDK’së dhe VV’së për formimin e koalicionit.

Edhe pas këtij takimi nuk pati marrëveshje. Haxhiu thotë se nuk pati marrëveshje për shkak të insistimit të LDK’së.

Lexo Edhe:

“Para datës 26 dhjetor për LDK’në ka qenë shumë i rëndësishëm posti i presidenti. Pas asaj date u bë i rëndësishëm posti i kryeparlamentarit, por atij të presidentit”, ka thënë Haxhiu.

“”Me këtë qasje nuk kemi vullnet për të qeverisur bashkë”, shtoi ajo.

Haxhiut tregoi edhe pse nuk u pranua oferta e LDK’së.

“Nuk e kemi pranuar ofertën e LDK’së për shkak se është përmbysje e vullnetit të Kuvendit. Dhe e dyta është tallje me Kuvendin”, shpjegoi ajo. /Express/