Haxhiu: Mitrovica i dha sot përkrahjen më të fuqishme PDK-së - Gazeta Express
string(59) "haxhiu-mitrovica-i-dha-sot-perkrahjen-me-te-fuqishme-pdk-se"

Haxhiu: Mitrovica i dha sot përkrahjen më të fuqishme PDK-së

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 22:24

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu ka thënë se Mitrovica sot i dha mbështetjen më të fuqishme programit të kësaj partie.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka ndarë disa fotografi nga tubimi i PDK-së në Mitrovicë ku shihen numër i madh i përkrahësve të PDK-së.

“Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.Faleminderit anëtarësisë, simpatizantëve e dashamirëve të PDK-së për organizimin e fushatës mobilizuese por edhe punës në teren për ta përçuar mesazhin e Rimëkëmbjes”, ka shkruar Haxhiu.

Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi…

Posted by Bekim Haxhiu on Thursday, February 11, 2021