Haxhiu: Lumezi s’po lufton korrupsionin, të largohet


Gazeta Express
22 Prill 2019 20:33

Deputetja e LVV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duhet të largohet nga pozita, pasi që sipas saj ai nuk ka treguar rezultate në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Haxhiu tha se vendi është plot krim e korrupsion ndërkohë nuk ka veprime konkrete nga sistemi posaçërisht ai prokurorial.

“Kryeprokurorit Lumezi i shkon mirë emërimit Lepur sepse ai ka frikën nga pushteti, po ta bënte të kundërtën do ta quanim Luan, por deri me tash ai sillet si Lepur frikacak”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj i gjithë krimi e korrupsioni po ndodhin para syve të Lumezit dhe ai sillet kinse nuk i shef ato.  Ajo deklaroi se edhe afera për provimin e jurisprudencës nuk ka kaluar në gjykatë, prandaj sipas saj aty ka dyshime.

Te fundit


Kthehu lart