Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit - Gazeta Express
string(54) "haxhiu-kushtetuesja-i-dha-grusht-vullnetit-te-popullit"

Gazeta Express

28/05/2020 23:45

Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit

Gazeta Express

28/05/2020 23:45

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur skandaloz aktgjykimin e Kushtetueses në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Lexo Edhe:

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Haxhiu përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.