Haxhiu e VV’së i përgjigjet Nismës: Tregoni çfarë pazari keni me Listën Serbe


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 22:34

Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, u është përgjigjur deklaratave të mëhershme të Nismës.

Në një komunikatë, Nisma ka thënë se VV po bën pazare me Nenad Rashiqin duke dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për votat e ardhura nga Serbia.

“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it. A thua pse?”, ka thënë Haxhiu.

“Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe”, thotë tutje ajo.

Por gjithsesi Haxhiu ka besim se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, vendimi i djeshëm i PZAP’së për mosnumërim të votave nga Serbia i heq tre deputetë LVV’së dhe e fut koalicionin Nisma-AKR-PD në Kuvend. /Express/

Te fundit


Kthehu lart