Haxhi Shala ia zgjat dorën, Haki Abazi ia kthen bërrylin - Gazeta Express
string(55) "haxhi-shala-ia-zgjat-doren-haki-abazi-ia-kthen-berrylin"

Haxhi Shala ia zgjat dorën, Haki Abazi ia kthen bërrylin

Gazeta Express

05/06/2020 10:46

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, në një intervistë të mbrëmshme ndër të tjera tha se mori vendim ta votojë qeverinë Hoti vetëm që të mos i shohë “Haki Abazët” në qeveri.

Duke iu referuar një interviste të Haki Abazit ku ai akuzon Thaçin, Shala tha se për “këtë e ka votuar qeverinë Hoti”.

Lexo Edhe:

Mirëpo, po të njëjtit mbrëmë rastisën të qëllojnë bashkë në Debat Plus në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.

Në fund, ata takohen në korridoret e televizionit dhe sjellja mes tyre duket mjaft miqësore, përkundër deklaratave të fundit.

Në fakt, është vetë Haxhi Shala i cili ia zgjat dorën Haki Abazit, i cili më pas e përshëndet me grusht, kjo në kuadër të masave mbrojtëse ndaj pandemisë.

Shikoni videon: