Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime - Gazeta Express
string(48) "haxhi-avdyli-ofshane-ah-ku-je-katandis-ldkja-ime"

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Gazeta Express

10/07/2020 23:16

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend u ndërpre kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën.

Një veprim i tillë, është i papranueshëm për Avdylin.

Lexo Edhe:

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për kêso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, shkroi Avdyli në Facebook.

Gjithçka nisi derisa në foltore po fliste Ganimete Musliu e PDK’së. Ajo i ishte drejtuar me ‘mbylle gojën’, Fitore Pacollit të VV’së e cila i kishte replikuar.

Deputeti Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit.