Haxhi Avdyli nuk tregon se a voton nesër kundër Qeverisë Hoti - Gazeta Express
string(61) "haxhi-avdyli-nuk-tregon-se-a-voton-neser-kunder-qeverise-hoti"

Haxhi Avdyli nuk tregon se a voton nesër kundër Qeverisë Hoti

Gazeta Express

02/06/2020 12:16

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë sa vota i ka siguruar.

Deputeti Haxhi Avdyli, që ka qenë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, akoma nuk e di se a do ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Lexo Edhe:

“Për këtë deklarohem në Parlament, nuk e kam në plan të deklarohem në media”, ka thënë shkurt Avdyli për lajmi.net

Po ashtu ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie.

Ndryshe, me kërkesë të LDK’së, Kryesia e Kuvendit e ka vendosur që nesër me fillim prej orës 11:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë “Hoti”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka folur edhe për votat e nevojshme

Ai ka thënë se nuk e di saktë se sa vota janë mirëpo, siç deklaroi Gashi, nesër është seanca ku do të votohet Qeveria “Hoti”.

“E rëndësishme është se nesër ka seancë. Ne jemi të sigurt që kemi thirrur një seancë dhe është nesër në ora 11:00 dhe secili deputetë do të votojë në bazë të vullnetit të vet. A janë 60 apo 70 vota, kjo shihet nesër”, deklaroi Gashi.