Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më” - Gazeta Express
string(70) "haxhi-avdyli-ne-ldk-duhet-te-kene-guxim-ti-thone-isa-mustafes-mjaft-me"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 23:39

Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më”

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 23:39

Anëtari i Listës së VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haxhi Avdyli, ka komentuar zhvillimet në ish-partinë e tij LDK.

Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjen ndërkohë që anëtarët e kryesisë ende nuk kanë folur se cfarë do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Lexo Edhe:

Disa nga anëtarët kanë shprehur pakënaqësinë me lidershipin dhe kanë kërkuar dorëheqje.

Avdyli, që ishte përjashtuar nga LDK, ka thënë se në LDK duhet të ekzistojë guximi që të ketë ndryshim.

“Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës “Mjaft më””, ka thënë Avdyli.

Avdyli ishte përjashtuar nga dega e tij në Prizren, ndërkohë që tani është pjesë e listës së Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të LDK’së do të mbahen më 14 mars.

Mandati i kryetarit të ri nuk do të jetë i plotë por vetëm vazhdim i atij të Isa Mustafës. /Gazeta Express/