Hashim Thaçi i jep mbështetje të parezervë planit të Trumpit për Izraelin e Palestinën - Gazeta Express
string(86) "hashim-thaci-i-jep-mbeshtetje-te-parezerve-planit-te-trumpit-per-izraelin-e-palestinen"

Gazeta Express

28/01/2020 21:18

Hashim Thaçi i jep mbështetje të parezervë planit të Trumpit për Izraelin e Palestinën

Gazeta Express

28/01/2020 21:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.

”E mirëpres udhëheqjen e Donald Trumpit dhe e mbështes planin e tij për Lindjen e Mesme”, ka thënë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, në internet.

Lexo Edhe:

”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqje dhe vizion që ta bëjnë atë të jetësohet”.

”Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në Twitter.

Trump bëri sot publik planin e paqes në Lindjen e Mesme duke bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Trump thotë se Jeruzalemi do të mbetet “kryeqyteti i pandarë” i Izraelit sipas planit të tij të Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se plani i tij i Lindjes së Mesme për të çuar palestinezët drejt shtetësisë do të përfshinte stimuj ekonomikë siç janë dyfishimi i rritjes ekonomike dhe ulja e papunësisë.

Trump gjithashtu tha se territori që ai do të ndajë për një shtet palestinez, nuk do të zhvillohej nga Izraeli për katër vjet.