Hashim Thaçi edhe me letër për Albin Kurtin: Të pres më 6 janar në ora 15:00 - Gazeta Express
string(74) "hashim-thaci-edhe-me-leter-per-albin-kurtin-te-pres-me-6-janar-ne-ora-1500"

Hashim Thaçi edhe me letër për Albin Kurtin: Të pres më 6 janar në ora 15:00

Gazeta Express

03/01/2020 16:35

Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Këtë herë, pasi Kurti propozoi 6 janarin për takim, Thaçi ka caktuar orën 15:00, raporton Express.

Në letrën e katërt të Thaçit drejtuar Kurtit që mban datën 31 dhjetor, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj Kurtin në orën 15:00, në Kabinetin e Presidencës.

Lexo Edhe:

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Ndryshe, në një konferencë për media, Thaçi kishte thënë se nuk i ka mbetur hatri nga dy refuzimet e Kurtit për takim.

“Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, kishte thënë ai./Express