Harry Kane, kërkesa e Guardiolës para rinovimit të kontratës - Gazeta Express
string(59) "harry-kane-kerkesa-e-guardioles-para-rinovimit-te-kontrates"

Harry Kane, kërkesa e Guardiolës para rinovimit të kontratës

Gazeta Express

23/11/2020 21:03

Pep Guardiola pak ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës si trajner i Manchester City deri në vitin 2023.

Një levizje që hap një mori skenarësh në klubin me qendër në Mançester dhe mes tyre është, sigurisht, merkatoja e futbollistëve.

Lexo Edhe:

Në fakt, Eurosport pretendon se trajneri katalan ka hedhur në tryezë emrin e një prej sulmuesve më të mirë të momentit: Harry Kane.

Duke pasur parasysh situatën shqetësuese kontraktuale të Sergio Agüeros, Guardiola e ka të qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij më i mirë.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit është një nga opsionet që pëlqen Pep dhe emri i tij, sipas këtij informacioni, doli në dritë gjatë bisedave që do të konfirmoheshin më vonë në rinovimin zyrtar.

Vlera e kartonit të Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë euro.