Harrojeni plazhin sot në Shqipëri, mot me shi në gjithë territorin - Gazeta Express
string(65) "harrojeni-plazhin-sot-ne-shqiperi-mot-me-shi-ne-gjithe-territorin"

Harrojeni plazhin sot në Shqipëri, mot me shi në gjithë territorin

Gazeta Express

05/08/2020 8:17

Vranësira të dendura do jenë prezente në vendin tonë duke sjellë mot me reshje në të gjithë territorin.

Në ultësirën perëndimore gjatë paradites reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa pasdite do kemi reshje me intensitet të ulët.

Lexo Edhe:

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 32ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.