Harrojeni Joshuan, turku i rrëzon tre burra për një minutë
Lajme
Gazeta Express
21/08/2022 19:49
Mbrëmë u zhvillua dueli i boksit mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk, ku ky i fundit u shpall kampion bote në kategorinë e rëndë në boks. Por, një rrahje tjetër jashtë sportit të boksit ka ndodhur në Kadikoy të Turqisë, e cila është virale në rrjete sociale.
Tre persona të cilët dyshohet se ishin nën
ndikimin e alkoolit po shqetësonin personat të cilët kalonin në rrugë, kur papritmas
një person i cili ishte duke qëndruar në një motoçikletë zbret dhe fillon të përleshet
me ta.
I vetëm ai rrahu të tre personat, teksa e gjitha kjo ndodhi brenda një minute./Express