Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin, Britaninë e Evropën - Gazeta Express
string(98) "hargreaves1-kosova-si-vend-tranzit-per-migrantet-eshte-rrezik-per-vete-shtetin-britanine-e-evropen"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 22:07

Hargreaves: Kosova si vend tranzit për migrantët është rrezik për vetë shtetin, Britaninë e Evropën

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 22:07

Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se ‘’roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë’.

Hargreaves, ka thënë se kjo gjë është diskutuar gjatë të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, rrjete të cilat, ambasadori britanik, i ka cilësuar si rrjete kriminale, përcjell Express.

Postimi:

Roli i 🇽🇰 Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në 🇽🇰 Kosovë, 🇬🇧 Britani dhe në Evropë.

Ne e diskutuam këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëzit më të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. 🇬🇧 Britania e Madhe dhe 🇽🇰 Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar të imigracionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement