Hardh Fest po vjen me shtatorin, Alban Skenderaj performon në natën e parë - Gazeta Express
string(73) "hardh-fest-po-vjen-me-shtatorin-alban-skenderaj-performon-ne-naten-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 18:53

Hardh Fest po vjen me shtatorin, Alban Skenderaj performon në natën e parë

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 18:53

Festivali i rrushit Hardh Fest është duke i bërë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Në një njoftim për mediat, organizatorët e festivalit, kanë bërë të ditur se performues në natën e parë të festivalit, 2 shtator, do të jetë një prej këngëtarëve më të njohur dhe të pëlqyer nga publikur shqiptar, Alban Skenderaj.

Lexo Edhe:

“1-2, 1-2, test, test a kemi rrymë?⚡️ Rikthehemi aty ku e lam’ vitin e kaluar – ALBAN SKENDERAJ në HARDH FEST!? Me 2 shtator (E Premte) në skenën e Konakut do të performojë një nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku i festivalit, i shumëpritur nga të gjithë Alban Skenderaj ?”, thuhet në njoftimin lëshuar.