Haradinajt i mbushen sytë me lot teksa rrëfen për nënën e tij në T7 - Gazeta Express
string(68) "haradinajt-i-mbushen-syte-me-lot-teksa-rrefen-per-nene-e-tij-ne-t7-x"

Haradinajt i mbushen sytë me lot teksa rrëfen për nënën e tij në T7

Gazeta Express

13/12/2019 22:00

Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, i janë mbushur sytë me lot derisa tregoi një rrëfim për nënën e tij.

“Pas vdekjes së babës, ne u shkepëm, e në katund shkojmë zakonisht vetëm vikendeve. E unë si fëmija më i madh i kam thënë nënës se unë jam më i madhi nga fëmijët andaj ti je të unë edhe pse secili nga ne ka pasur mundësi ta marrë nënën”, ka rrëfyer Haradinaj.

Lexo Edhe:

Haradinaj ka treguar se çdo mëngjes para se të filloj punët e ditës, ai e pi kafen e mëngjesit me nënën e tij.

“Unë kafen e mëngjesit e pimë bashkë më nënën dhe unë gjithmonë them se nëna nuk është te unë, por unë te nëna”, ka thënë Haradinaj.