Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore - Gazeta Express
string(104) "haradinaj-viziton-ne-spital-ish-ushtarin-e-uckse-shume-luftetare-po-perballen-me-veshtiresi-shendetesore"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:51

Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:51

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka vizituar në spital, Nezir Nezirin, ish-ushtar i UÇK’së. Si Neziri, sipas ish-kryeministrit me vështirësi të mëdha shëndetësore po përballën shumë luftëtarë.

‘Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi të mëdha shëndetësore nga më të ndryshmet”, shkroi Haradinaj nw Facebook.

Lexo Edhe:

“Nezir Neziri është luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai u shqua për trimëri e guxim dhe ishte pjesëmarrës në dhjetëra beteja gjatë Luftës Çlirimtare. Edhe pse e përballoi një operacion të vështirë, atij po vazhdon t’i keqësohet gjendja shëndetësore”, shtoi ai.

“Falënderova tërë personelin mjekësor në Kirurgjinë Abdominale për kujdesin maksimal dhe bashkëbisedova me shumë pacientë duke uruar shëndet për të gjithë.  Nezirit i urova shërim të plotë e që sa më shpejtë të bashkohet me familjen dhe bashkëluftëtarët”, përfundoi Haradinaj.