Haradinaj viziton në QKUK policin që mbeti i lënduar nga shpërthimi, thotë se është jashtë rrezikut për jetë - Gazeta Express
string(107) "haradinaj-viziton-ne-qkuk-policin-qe-mbeti-i-lenduar-nga-shperthimi-thote-se-eshte-jashte-rrezikut-per-jete"

Gazeta Express

29/01/2020 13:46

Haradinaj viziton në QKUK policin që mbeti i lënduar nga shpërthimi, thotë se është jashtë rrezikut për jetë

Gazeta Express

29/01/2020 13:46

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka shkuar për vizitë në repartin e Intensives në QKUK, aty ku po qëndron i shtrirë polici Artur Mrasori që mbeti i lënduar gjatë aksionit të djeshëm në Prizren, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sipas informacioneve që ka marrë nga mjekët, gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo Edhe:

“Nga informatat e mjekëve, më gëzoi fakti se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën dhe i falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

Secili pjesëtar i Policisë së Kosovës gjithnjë do ta kenë vëmendjen dhe kujdesin e merituar”, ka shkruar ai./GazetaExpress/