Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë - Gazeta Express
string(138) "haradinaj-viziton-bik-un-pe%cc%88rpjekjet-tona-pe%cc%88r-liri-e-pavare%cc%88si-kane%cc%88-njohur-kontributin-e-prije%cc%88sve-fetare%cc%88"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 11:04

Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 11:04

Kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.

Ai tha se Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.

‘E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë. Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tutje tha se përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.

‘Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve. 

Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit’, ka treguar Haradinaj.