Haradinaj: U rritëm me këngët tuaja, lamtumirë baca Ismet - Gazeta Express
string(55) "haradinaj-u-rritem-me-kenget-tuaja-lamtumire-baca-ismet"

Haradinaj: U rritëm me këngët tuaja, lamtumirë baca Ismet

Gazeta Express

23/11/2020 9:14

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se zëri i këngëtarit Ismet Peja do të mbetet i pavdekshëm.

Haradinaj i ka thënë lamtumirë Ismet Pejës me një fotografi me të, gjatë kohës sa ishte kryeministër.

Lexo Edhe:

“U rritëm me këngët tuaja, e zëri yt do mbetet i pavdekshëm ndër shekuj.
Lamtumirë baca Ismet. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Ismet Peja ka vdekur në moshën 83-vjeçar në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete… pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem… tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/