Haradinaj tregon se kur do të niset në Hagë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:29

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar, raporton Express.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”ka deklaruar Haradinaj. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart