Haradinaj tregon se a do të bëjë qeverinë me LDK’në - Gazeta Express
string(53) "haradinaj-tregon-se-a-do-te-beje-qeverine-me-ldkne-85"

Haradinaj tregon se a do të bëjë qeverinë me LDK’në

Gazeta Express

28/01/2020 21:57

 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të ishte e dhimbshme të shkohej në zgjedhje të reja.

Haradinaj thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por duhet të gjendet një formulë qeverisëse.

Lexo Edhe:

Ai në Pressing ka thënë se do t’i përgjigjej, nëse LDK’ja e fton për të bërë koalicion.

VV dhe LDK ka kohë që nuk po merren vesh të krijojnë një koalicion qeverisës, dhe opsioni i zgjedhjeve të reja është përfolur.

“Është e dhimbshme të shkohej në zgjedhje të reja”, ka thënë Haradinaj.

“Populli nuk na ka faj. Zgjedhjet ishin më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë. AAK’ja nuk është në radhë që të vijë në pushtet. Nëse na fton LDK’ja ne do ta mendojmë”, shton ai.

“Kontestim të rezultatit nuk ka. Nuk ka arsye që të mos krijohet qeveria”.

Tutje ai ka thënë se puna e mandatarit vendoset nga presidenti pas 4 shkurtit. /Express/