Haradinaj thotë se nuk ka plan t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk kam qejf mu dok anej hiç, më ka dalur boll - Gazeta Express
string(112) "haradinaj-thote-se-nuk-ka-plan-ti-vizitoje-kreret-e-uck-se-ne-hage-nuk-kam-qejf-mu-dok-anej-hic-me-ka-dalur-boll"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 21:13

Haradinaj thotë se nuk ka plan t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk kam qejf mu dok anej hiç, më ka dalur boll

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 21:13

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë tek krerët e UÇK-së të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Haradinaj thotë se ai është gjest fisnik, teksa ka thënë se për vete nuk e ka plan të shkojë në Hagë dhe se shpreson që krerët e UÇK-së të vijnë sa më shpejt në Kosovë të lirë.

Lexo Edhe:

“Më pëlqeu vizita e kryeminsitrit të Shqpiërsë. ishte gjest i mirë. Shumë gjest i mirë. Hic nuk kam bërë plane për të dalur andej. Nuk kam qejf mu dok andej hic. Më ka dalur boll”, tha ai.

“I uroj atyre të vijnë sa më shpejt”, shtoi Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Ai tutje tha se Rama nuk e pati të lehtë të kryejë vizitën në Hagë.

“Nuk e ka të lehtë as ai. Kryeministër i një shteti ligjor, anëtar i NATO-s. Ishte gjest fisnik. Por tek e fundit një shqiptar shkoi në vizitë tek disa shqiptarë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/