Haradinaj thotë se nuk e ndjekë shembullin e Veselit për t’i shkarkuar ministrat që kanë aktakuza


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:54

Haradinaj ka folur edhe për ministrat që kanë aktakuza e që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës si dhe për largimet e zyrtarëve që kanë qenë me aktakuza e që kreu i PDK’së, Kadri Veseli i ka shkarkuar.

AI ka thënë se nuk do ta ndjekë shembullin e njejtë si të Veselit për shkarkime.

“Po presim, gjithkush vendimin e vet. Nëse i ka largu Veseli pse duhet me e ba ne të njejtën. Ne ministrat i largojmë kur të vlerësohet. Aktakuzat janë të këqija ëpr njerëzit që mbajnë përgjegjësi. Unë kam largu dy herë. Një zv-ministër për dënim. Të dy ministrat që akuzohen sot të AAK’së, asnjëri s’është i akuzuar për  detyrën që e ushtrojnë sot. Rastet janë nën hetime. Unë Beqajnë e as Çekun nuk i kam larguar. I ka larguar PDK’ja”, thotw  Haradinaj

Te fundit


Kthehu lart