Haradinaj thotë se Kurti shfuqizoi vendimin e qeverisë Mustafa, jo të Ramushit - Gazeta Express
string(77) "haradinaj-thote-se-kurti-shfuqizoi-vendimin-e-qeverise-mustafa-jo-te-ramushit"

Gazeta Express

19/02/2020 19:17

Haradinaj thotë se Kurti shfuqizoi vendimin e qeverisë Mustafa, jo të Ramushit

Gazeta Express

19/02/2020 19:17

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendime të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, të marra në vitin 2015.

Qeveria sot mori vendim që të heqë përfitimet shtesë pas mandatit të zyrtarëve qeveritarë. Ndërkohë, Haradinaj thotë se Qeveria Kurti ka marrë vendime me hov sot dhe po tenton të mashtrojë publikun.

Lexo Edhe:

“Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin”, ka shkruar Haradinaj.

“Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj”

Ai tregon se sot është shfuqizuar një vendim i vitit 2015, në kohën kur nuk qeveriste ai por Isa Mustafa i LDK’së.

“Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015”, ka shkruar ai.

Haradinaj shpreson që Kurti e ka informuar partnerin e tij të qeverisjes për këtë vendim, e ndërkohë atij i mbetet që të informojë publikun e gjerë.

“Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës” /Express/