Kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë


Gazeta Express
16 Maj 2019 13:00

Në Akademinë Politike dhe Shkencore kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesëmarrës për një fjalë rasti ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri tha se Hoti ishte krijues i shkathët karshi ideve të imponuara nga jashtë. 20 vjet pas zhdukjes së tij përmendi ushtrinë, popullsinë e re dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, u thanë vetëm fjalë të mëdha. Në mënyrë të tillë foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj për të.

“Armiqtë nuk i besuan e nxorën nga burgu dhe e zhdukën intelektualin kryengritës”, tha ai.

Ai tha se pushtuesi iu hakmor Ukshin Hotit dhe Krushës duke e kryer një nga masakrat më mizore gjatë luftës.

“Krijues i shkathtë karshi ideve të imponuara nga jashtë”, tha Haradinaj për Hotin.

Në fund të fjalimit Haradinaj tha se nuk do të ndalen deri ta fitojmë betejën për drejtësi, që krimet të mos kalojnë pa u dënuar dhe kushdo që i mohon krimet që u bënë në Kosovë të përgjigjet para drejtësisë.

Te fundit


Kthehu lart