Haradinaj thirrje qytetarëve: Nesër vendoset për siguri, energji e zhvillim – votoni 128 - Gazeta Express
string(84) "haradinaj-thirrje-qytetareve-neser-vendoset-per-siguri-energji-e-zhvillim-votoni-128"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 16:16

Haradinaj thirrje qytetarëve: Nesër vendoset për siguri, energji e zhvillim – votoni 128

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 16:16

Ramush Haradinaj ka publikuar një videomesazh në Facebook, një ditë para zgjedhjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin Aleancën me numrin 128.

Në mesazhin e tij, Haradinaj e ka cilësuar ditën e nesërme si vendimtare për të ardhmen e vendit, duke theksuar se qytetarët do të vendosin për “siguri, energji e zhvillim”.

“Kosovë, nesër është dita jonë. Është dita kur merret vendimi për siguri, energji e zhvillim. Dilni sa më shumë në votime”, ka thënë Haradinaj në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë numrin 128 dhe listën e Aleancës, duke shprehur mbështetje për kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.

“Votoni 128 dhe listën e Aleancës që i prinë më i miri, nga më të mirët, kandidati ynë për kryeministër, Ardian Gjini”, ka deklaruar Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement