Haradinaj: Thaçi më ftoi në takim, s'më tha që ka ndonjë të re nga Specialja - Gazeta Express
string(73) "haradinaj-thaci-me-ftoi-ne-takim-sme-tha-qe-ka-ndonje-te-re-nga-specialja"

Haradinaj: Thaçi më ftoi në takim, s’më tha që ka ndonjë të re nga Specialja

Gazeta Express

28/10/2020 15:53

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, para pak minutash është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Express.

Haradinaj ka thënë që në këtë takim ka shkuar me ftesë të vetë Thaçit ku kanë diskutuar për zhvillimet politike.

Lexo Edhe:

“Isha në takim me presidentin Thaçi. Me ftesë për presidentit, diskutuam për zhvillimet në vend. Një takim që është praktikë e kohëpaskohshme. Për zhvillimet në përgjithësi’, ka deklaruar ish-kryeministri.

Ai në konferencë para gazetarëve ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Speciales.

“S’kem folur për punën e presidentit”, ka deklaruar ai.

“S’ra kjo temë. Presidenti nuk tha që ka diçka të re. Asgjë s’kishte të re”, ka thënë Haradinaj kur ka folur rreth Speciales. /Express/